Dita e Dëshmorëve në Tiranë...pa makina! (AKTIVITETET dhe rrugët që bllokohen)

  • 5 years ago
Krahas ceremonisë përkujtimore në varrezat e ?Dëshmorëve të Kombit?, më 5 Maj në Tiranë do zhvillohet edhe dita pa makina. Rrugët e kryeqytetit do të jenë pa makina për t?ia kushtuar të gjithë hapësirën këmbësorëve, ndërsa Bashkia e Tiranës ka organizuar aktivitete për të gjitha grupmoshat.

Drejtoresha për Rininë në Bashkinë e Tiranës, Aspasjana Kërxhalli ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që të bëhen pjesë e aktiviteteve festive në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, Sheshin ?Nënë Tereza?, Sheshin ?Skënderbej? dhe në Parkun e Liqenit Artificial.

?I ftojmë të gjithë qytetarët e Tiranës të bëhen pjesë e ?Ditës pa makina? sepse do të ketë një sërë aktivitetesh. Ato do të përqendrohen në Sheshin ?Skënderbej?, për të vijuar përgjatë Bulevardit ?Dëshmorët e Kombit?, tek Sheshi ?Nënë Tereza?, dhe në Parkun e Liqenit. Në sheshin ?Skënderbej? do ketë një koncert nga kori i Liceut Artistik, panairi i organizatave rinore, panairi i librit, kurse në lulishten para bashkisë do të mbahet ceremonia e vendosjes së pikturave të partizanëve, ndërkohë që sërish në shesh do të jetë një zonë kushtuar fëmijëve?, tha Kërxhalli.

Një vend të veçantë do të zërë edhe panairi i bujqësisë para Ministrisë së Bujqësisë, ku qytetarët mund të njihen me disa nga produktet e zonës, e për të vijuar më tej me panairin e operatorëve turistikë. Ndërkaq, në parkun ?Rinia? zhvillohet finalja e lojërave olimpike për shkollat 9-vjeçare, duke vijuar përgjatë gjithë bulevardit me aktivitete të ndryshme sportive, volejboll, basketboll, kalceto, ping-pong etj.

Në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? dhe Sheshin ?Nënë Tereza? do të zhvillohet edhe Panairi i antikuarëve të Tiranës, ndërsa do të ketë edhe një ceremonial i skulpturave të Partizanëve. Gjithashtu, është menduar një program i pasur artistik, ku nuk do të mungojë Kori i Shkollave të Mesme, shfaqja e filmave të vjetër shqiptarë me temë nga LANÇ etj.

?Do ketë një performancë nga balerinë profesionistë, ku subjekti i kërcimit të tyre do t?i dedikohet Luftës Nacional-Çlirimtare. Përgjatë gjithë sheshit ?Skënderbej?, por edhe në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, do ketë ekrane me filmat që i dedikohen Luftës së Dytë Botërore dhe asaj Nacional-Çlirimtare. Në një skenë të vendosur përpara Kryeministrisë do të performojë Ansambli Kombëtar i dancit sportiv. Ndërkohë, në të gjitha lulishtet e Tiranës do të ketë grupime me këngë partizane, një formë improvizimi me studentët e Akademisë së Arteve dhe Liceut Artistik. Nuk do të mungojë as muzeu i hapur dedikuar luftës së Dytë Botërore?, tha Drejtoresha për Rininë në Bashkinë e Tiranës.

Recommended