Ora News - Shqipëri-Izrael, mbi 1000 efektivë blindojnë "Elbasan Arena", ja rrugët që bllokohen

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e shtetit bën publike masat për të garantuar sigurinë publike, rendin dhe qetësinë, si dhe zhvillimin normal të ndeshjes së futbollit Shqipëri-Izrael, që do të luhet sonte në orën 20:45, në Stadiumin ?Elbasan Arena?.

Duke u nisur nga eksperienca ndeshjes së futbollit të vitit 2016 midis dy ekipeve nga drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit janë ngritur grupet e punës në nivel qëndror dhe vendor " të cilët studiuan çdo informacion të agjencive ligjzbatuese, nga bashkëpunimi ndërkombëtar, por edhe eksperiencën e ndeshjes së futbollit të vitit 2016 midis dy ekipeve"

Gjithashtu është hartuar Plani i Masave, janë realizuar disa takime nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, si dhe çdo strukturë pjesëmarrëse në këtë shërbim, ka hartuar planet e vendosjes së punonjësve të policisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shqiperi-izrael-mbi-1000-efektive-do-ruajne-sigurine-ne-elbasan-arena

Recommended