Ora News - Nesër festimet për Ditën e Verës, ja rrugët që do bllokohen
  • 5 years ago
#oranews
Bashkia e Tiranës ka organizuar një agjendë të ngjeshur aktivitetesh ditën e dielë për festimin e Ditës së Verës. Drejtoresha e Promovimit të Qytetit në Bashkinë e Tiranës, Julinda Dhame, ftoi qytetarët që t?i lënë makinat në shtëpi dhe t?i bashkohen 50 aktiviteteve festive.

Julinda Dhame: ?Ditën e dielë, që në orën 09:00 të mëngjesit, sheshi ?Skënderbej?, Bulevardi ?Dëshmorët e Kombit?, sheshi ?Nënë Tereza?, një pjesë e ish Bllokut dhe Parku i Liqenit Artificial do të gëlojnë nga aktivitetet. E nisim me aktivitetet për fëmijë në sheshin ?Skënderbej?, ku përveç koncerteve, do të jetë Teatri i Kukullave, Panairi i Gjelbër për fëmijë, ?Eduko fëmijët me mjedisin?, aktivitete të shumta për fëmijë, lojëra popullore dhe kthimi në traditë. Gjithashtu, do të vijojmë me një panair libri gjatë Bulevardit ?Dëshmorët e Kombit?, e një panair të produkteve të Tiranës nga të gjitha njësitë administrative. Kemi edukimin e fëmijëve dhe të të rinjve me biçikleta, me patina, ?Pedalo me fëmijët?."

Aktivitete do të zhvillohen edhe në Parkun ?Rinia?, për të vijuar më pas me një koncert hip-hop e muzikë latine në pjesën pranë godinës së kryeministrisë, ku protagonistë do të jenë vetë qytetarët, që cilët mund t?i bashkohen kërcimtarëve profesionistë.

Muzika do t?i shoqërojë kryeqytetasit edhe në zonën e ish-Bllokut, ndërkohë që për të gjithë ata që do t?i drejtohen kodrave të Liqenit Artificial, Bashkia e Tiranës ka organizuar koncerte, panaire dhe kampionate të ndryshme.

Për mbarëvajtjen e aktiviteteve, Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit kanë edhe devijimin e qarkullimit të mjeteve për ditën e dielë: ?Segmenti nga sheshi ?Skënderbej? deri në sheshin ?Nënë Tereza?, pra i gjithë Bulevardi ?Dëshmorët e Kombit? do të jetë i pakalueshëm për mjetet. Mjetet do të kalojnë vetëm në rrugët paralele me bulevardin, si rruga ?Ibrahim Rrugova? dhe rruga ?Gjon Pali II?.

Aktivitetet do të zhvillohen në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, si dhe zonën e ish-Bllokut, në dy rrugë të saj, në rrugën ?Pjetër Bogdani?, dhe në rrugën ?Brigada VIII?. Në të gjithë perimetrin ku do të zhvillohen aktivitetet nuk do të lejohen që të parkohen mjetet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/neser-festimet-diten-e-veres-ja-rruget-qe-do-bllokohen

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended