Nesër maratona e Tiranës, ja rrugët që do të bllokohen dhe si do të devijohet qarkullimi
  • 5 years ago
Nesër kryeqyteti do të mirëpresë për të katërtin vit radhazi Maratonën e Tiranës, ku janë regjistruar për të marrë pjesë vrapues nga 42 shtete të botës. Me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit më të madh sportiv që zhvillohet në vendin tonë, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të maratonës. Sipas këtij plani masash është parashikuar që duke filluar nga e shtuna deri të dielën në mesditë do të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve në disa segmente rrugore, ku do kalojë itinerari i maratonës.

Për të folur në lidhje me aktivitetin dhe masat që janë marrë në studion e Report Tv ishte ftuar Toni Beni, shef kontrolli i territorit Bashkia Tiranë. "Starti dhe finishi i maratonës do jetë sheshi 'Skënderbej'. Në rrugët e bllokuara nuk do lejohen as këmbësorët. Janë vullnetarë dhe mbi 300 policë për mbarëvajtjen e maratonës. Edhe transporti urban do vijojë në rrugët alternative
Recommended