Ora News – Qytetarët në Tiranë festuan Ditën e Verës edhe pa koncerte

  • 5 years ago
#oranews #ditaeveres
Qytetarët në Tiranë kanë festuar Ditën e Verës edhe pse aktivitetet për të janë shtyrë më 17 mars. Shëtitja me familjarët ka qenë aktiviteti që shumica e qytetarëve kanë zgjedhur të bëjnë në kryeqytet, ku nuk kanë munguar as shitjet e veroreve apo ballokumeve.

Edhe pse Bashkia e Tiranës shtyu festimet e Ditës së Verës në 17 mars për shkak të kushteve atmosferike, qytetarët zgjodhën të festojnë në mënyrën e tyre. Nga bulevardi Dëshmorët e Kombit, Parku Rinia dhe zona e Liqenit Artificial ishin disa prej destinacioneve të vizituara prej tyre.

Ballokumja është gatimi tradicional që e karakterizon këtë festë. Gjithashtu një detaj i kësaj feste është edhe vendosja në dorë e ?verores? një byzylyk prej fijesh të bardhë dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë.

Edhe këtë 14 mars, qytetarët bënë blerjet e tyre për ëmbëlsirën tradicionale, ndërsa të tjerë kanë përgatitur në shtëpi edhe gatime të tjera.

Rreth 50 aktivitete pritet të zhvillohen në kuadër të ditës së verës të dielën e 17 marsit nga Bashkia e Tiranës.

Festimet do të nisin që prej orës 9.00 të mëngjesit, ku do të përfshihen lojëra për fëmijët, koncerte, panaire dhe kampionate të ndryshme për të gjithë qytetarët në kryeqytet.

/Ora News.tv/

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/qytetaret-ne-tirane-festuan-diten-e-veres-edhe-pa-koncerte
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended