Do ta largojnë Ramën për Ditën e Verës apo jo? Përçahet dega e PD-së në Elbasan

  • 5 years ago
Nesër është Dita e Verës. Kryeqendra e festimeve do të jetë Elbasani, ndërsa mbrëmjen e sotme në këtë qytet do të jetë edhe kryeministri Edi Rama që do të organizojë një darkë me qeverinë, kryesinë e partisë dhe deputetët për situatën politike dhe angazhimet. Por duket se vizita e kreut të qeverisë ka përçarë Partinë Demokratike për mënyrën e pritjes. Ish-deputeti Endri Hasa përmes një postimi në rrjetet sociale ka postuar një pankartë me mbishkrimin 'Rama ik' mbi një urë, ndërsa shton se Elbasani pret këdo përveç Ramës.

"Elbasani mirëpret këdo sot dhe nesër për natën e ditën e verës por i thotë IK kryebanditit që ka marrë peng vendin. Shqipëria është e njerëzve dhe banditët duhet të largohen! RAMA IK! 16Mars" shkruan Endri Hasa, ish-deputet i PD-së, që u zgjidh në këtë qark në zgjedhjet e 2017, por para një muaji dogji mandatin. Por i një tjetër mendimi është kryetari i degës së PD-së në këtë qytet, Eugen Isaj thotë se këta e meritojnë që ti përzësh, por Elbasani e respekton ditën e verës dhe mikpritjen duke shtyrë ballafaqimin në 16 mars para Kryeministrisë.

"Vitet e fundit kjo festë ka nisur të zbehet dhe arsyeja është varfëria. Flitet që sot kryeministri dhe shpura e tij do të vijnë në darkë në Elbasan, do vijnë, do të hanë dhe do të pinë e do të ikin, nuk është se respektojnë festën tonë të dashur, por thjeshtë duan ta përdorin. Këta e meritojnë që ti përzësh nga Elbasani, por ne e respektojmë ditën e verës, ne e respektojmë mikpritjen dhe ballafaqimin me ne do ta ketë në 16 mars" deklaroi kryetari i PD në Elbasan, Eugen Isaj.

Recommended