Ora News - Rama në Elbasan për të pritur Ditën e Verës, nuk ka protesta nga PD

  • 5 years ago
#oranews

Kryeministri, Edi Rama, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Elbasan, për të pritur Ditën e Verës në këtë qytet.

Shefi i qeverisë do t'u bashkohet aktiviteteve të organizuara nga pushteti lokal për këtë festë simbolike të qytetit.

Udhëtimi dhe mbërritja e tij ka kaluar e qetë. Dega e PD-së në Elbasan ka lajmëruar se nuk do të ketë protesta në këto dy ditë për të respektuar dhe festimet, por ka ftuar qytetarët ti bashkohen protestës së 16 marsit në Tiranë.

Më herët ishte raportuar se mbrëmjen e kësaj të mërkure kryeministri do të mblidhte në një darkë pune ministrat, kryesinë e Partisë Socialiste dhe deputetët.

Ndërkohë është zbardhur dhe axhenda e Kryeministrit.

10:00-10:30 - Vizitë në Panair

10:30-10:45 - Ekspozitë me foto të arkivave të Ambasadës austriake tek Portat e Kalasë

10:45-11:15 - Kafe te biznesi i vogël në Kala

11:15-11:45 - Vizitë në Prefekture, ekspozitë me piktura moderne

11:45-12:30 - Kthimi në Tiranë

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-ne-elbasan-te-pritur-diten-e-veres-nuk-ka-protesta-nga-pd

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended