Ora News - Rama e Basha "bashkë" në Elbasan. Ditën e Verës e uron edhe Meta

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama e ka uruar nga Elbasani Ditën e Verës, ndërsa ka marrë pjesë në një sërë aktivitetesh të organizuara për këtë festë.

Në panairin e Ditës së Verës, Rama theksoi se është e rëndësishme që të fuqizohet vazhdimisht mundësia e njerëzve për të pasur më shumë punësim për të nesërmen.

Rama: Ka filluar të mos mbahet dot mend që kur kemi ardhur këtu në Elbasan për Ditën e parë të Verës, por ama e mbaj mend shumë mirë sesi ka qenë Elbasani dhe e vërteta është që përsëri, edhe në këtë ditë vere nuk është e vështirë të shquhen ndryshimet e rëndësishme që kanë ndodhur nga viti i kaluar. Të tjera patjetër do të ndodhin, do t?i bëjmë të ndodhin. Ajo që është më e rëndësishmja është që të fuqizojmë vazhdimisht mundësitë e njerëzve për të pasur më shumë punësim, për të pasur më shumë ekonomi, për të pasur më shumë siguri për të nesërmen. Natyrisht kjo është më e lehtë të thuhet se të bëhet. Por ndërkohë, hap pas hapi çdo ditë, diçka po bëhet në funksion të një të nesërmeje që jam i bindur do të shkëlqejë si kjo ditë vere.

Nga Elbasani, teksa i dorëzoi certifikatën e pronësisë Kishës Katolike Shën Piu X, Kryeministri dha një lajm të mirë për gjithë institucionet e kultit në vend.

Rama: Ne, për fat të keq, trashëguam një situatë apokaliptike për pronën e komuniteteve fetare dhe prej disa vitesh jemi angazhuar në dhënien e titujve të pronësisë, duke legalizuar godina, kisha, apo xhami të ndërtuara, të rindërtuara nga hiri prej besimtarëve, prej komuniteteve, prej individëve bujarë dhe në të njëjtën kohë duke bërë regjistrimin vullnetar të pronësisë së tyre. Ka ende për të bërë, por besoj që tanimë jemi më afër fundit sesa fillimit shumë të ngatërruar të kësaj historie.

Nga Elbasani, Ditën e Verës e uroi edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha. Krahas urimit për festën, kryetari i opozitës propozi disa masa lehtësuese për biznesin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-basha-e-meta-urojne-diten-e-veres

Recommended