Ora News - Paga të ulëta, mbi 260 efektivë braktisën uniformën e policisë gjatë 2019

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Mbi 260 efektivë policie gjatë vitit të shkuar dhanë dorëheqjen nga radhët e organizatës blu. Sipas kreut të sindikatës së policisë, Sadetin Fishta, këto largime vijnë si pasojë e trajtimit me pagë të ulët dhe të liberalizimit të procedurave të emigrimit në vendet evropiane.

Një numër i konsiderueshëm efektivësh kanë dhënë dorëheqje nga policia gjatë vitit të fundit, kryesisht për shkak të faktorëve ekonomik. Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Policisë, Sadetin Fishta thotë se 260 efektivë janë dorëhequr kryesisht për shkak të pagave të ulëta.

Fishta: Gjatë vitit 2019 nga policia e shtetit, me kërkesë të tyre, pa futur këtu punonjësit e policisë të dalë në pension peleqërie apo të larguar me masa disiplinore është një shifër që është alarmante, 260 punonjës policie.

Një tjetër faktor për braktisjen e uniformës së policisë është edhe liberalizimi i procedurave për emigrimin në Gjermani dhe vende të tjera evropiane.

Fishta: Fakti që janë liberalizuar procedurat e punësimit në Gjermani rrezikojnë që një pjesë e mirë e punonjësve të policisë që janë me paga të ulëta të nivelit zbatues, që kanë mbi 5 vjet punë të mund të bëjnë kërkesa për largim nga policia.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/paga-te-uleta-mbi-260-efektive-braktisen-uniformen-e-policise-gjate-2019

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/2CKV_fjYdh8
Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended