Lleshaj: Do të shtojmë 500 efektivë të rinj në radhët e policisë, ligj të ri për policitë bashkiake
  • 4 years ago
Lajmin e dha ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë një takimi paraditen e sotme në Sarandë me kryetarët e bashkive Sarandë, Delvinë, Himarë, Finiq e Konispol dhe deputetët e qarkut Vlorë, përfaqësues e drejtues vendorë, Prefektin, drejtues të Policisë së Shtetit dhe IKMT, për të diskutuar për mbarëvajtjen e sezonit turistik, masat për mbrojtjen e mjedisit dhe kundër ndërtimeve pa leje, luftën antikanabis dhe çështje të tjera që lidhen me sigurinë.
Recommended