Report TV -Lleshaj dekoron me 'Medalje Nderi' 19 punonjës të Policisë së Shtetit
  • 4 years ago
TIRANE- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dekoruar me "Medalje Nderi", 19 punonjës të Policisë së Shtetit, pas kontributit të tyre gjatë periudhës së vështirë që kaloi vendi pas tërmetit të 26 nëntorit. Gjatë fjalës së tij, Lleshaj tha se tërmeti na bërë të kuptojmë se me çfarë niveli kemi të bëjmë në Policinë e Shtetit, teksa solli në vëmendje edhe situata të tjera të vështira të kaluara nga ky institucion përgjatë gjithë vitit 2019.

Kjo-tha Leshaj- është një arsye më shumë që qeveria shqiptare t'i kushtojë një rëndësi më të madhe sigurisë në tërësi dhe policisë në veçanti, ndërsa premtoi se do punohet për të ndërtuar një qendër të ngjashme me atë të hapur për RENEA-n dy ditë më parë, edhe për Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Recommended