RTV Ora - Lleshaj paralajmëron shkrirjen e policive bashkiake të bashkive të opozites
  • 5 years ago
#rtvora

"Një moment kritik në betejën e ligjit me antiligjin , shtetin me antishtetin, shoqërisë me një grup paramilitar" e cilësoi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj situatën që po ndodh para KZAZ-ve në bashkitë që drejtohen nga opozita.

Lleshaj deklaroi se do të ndëshkohen të gjithë, ndërsa paralajmëroi dhe shkrirjen e strukturave të policive bashkiake të këtyre bashkive.

Në një prononcim për median në orën 14:30, Lleshaj deklaroi: "Procesi zgjedhor po sulmohet dhe provokohet në mënyrë të organizuar dhe policia do të përgjigjet propocionalisht dhe me vendosmëri deri në fund.

E plote

Qëndrimi i Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në lidhje me sulmet ndaj KZAZ-ve në vend:

Skenat e djeshme dhe të sotme, të sulmeve barbare mbi shkollat, ku janë vendosur Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor dhe angazhimi i punonjësve të Bashkive ?blu?, për të djegur dhe shkatërruar materialet zgjedhore, janë shfaqje domethënëse e përfshirjes së opozitës jashtë-parlamentare në një spirale të rrezikshme jo vetëm të vetë shkatërrimit, por edhe të dëmtimit të interesit publik.

Në të njëjtën kohë, kjo është një shfaqje brutale e dëshpërimit politik të kthyer në veprimtari të paligjshme e në akte kriminale, që do të ndëshkohen me të gjithë forcën e ligjit.

Policia e Shtetit, garantja ligjore e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, e cila po provokohet dhe po sulmohet në mënyrë të organizuar, po përgjigjet dhe do të përgjigjet proporcionalisht dhe me vendosmëri deri në fund.

Fatkeqësisht, individë të verbuar politikisht, kryesisht punonjës bashkish, por për më keq punonjës të Policive Bashkiake, po gabojnë rëndë duke u përdorur si ?mish për top? nga drejtuesit e tyre të bashkive dhe udhëheqësit dritë-shkurtër të këtyre të fundit në Tiranë.

U bëj thirrje punonjësve publikë që të mos marrin mbi vete barrët e rënda ligjore, duke kryer krime elektorale të dënueshme nga Kodi Penal, për llogari të një grushti njerëzish që për interesat e tyre dhe hallet e tyre me drejtësinë, duan të marrin peng zgjedhjet për të dëmtuar rrugën evropiane të Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tensionet-para-kzaz
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended