Report TV - Elbasan, vijojnë rrëshqitjet e dherave, bllokohen rrugët dhe shemben banesat

  • 6 years ago
Vijojnë problemet masive me rrëshqitjet në të gjithë qarkun e Elbasanit. Si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit janë riaktivizuar rrëshqitjet e dherave të cilat kanë bllokuar rrugë dhe kanë shembur banesa.Të hënën është evidentuar rrëshqitje masive në rrugën që lidh Elbasanin me Gjinarin. Shtabi i emergjencave ka shkuar në vend dhe, në bashkëpunim me Autoritetiin Kombëtar të Rrugëve, është vendosur devijimi i qarkullimit të automjeteve nga baipasi i vjetër i dnërtuar që në vitin 2010. Lidhur me situatën në këtë aks nacional shefi i shtabit të emergjencave Mustafa Arapi shprehet se problemi ka nisur 8 vjet më parë dhe tashmë ka avancuar.

Recommended