Përgjaken rrugët, 2 viktima dhe 3 të plagosur në Korçë dhe Elbasan

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Dy viktima dhe 3 të plagosur është bilanci i tre aksidenteve të shënuara në aksin Elbasan-Korçë. Në dy rastet fatale, ishin mjete të tonazhit të rëndë që u përplasën me një furgon pasagjerësh dhe një veturë.

Një grua shqiptare dhe një burrë grek humbën jetën në dy aksidente gati identike, ku makinat ku udhëtonin u përplasën me trajlera.

Aksidentet fatale u shënuan në akset Librazhd-Qafë Thanë dhe Pogradec-Korçë.

Në aksidentin pranë fshatit Petrushë, viktimë mbeti shtetasi grek Anestis Lambropulos, 66 vjeç, drejtues i veturës që shikoni në video dhe që u përplas me kamionin që udhëtonte në krah të kundërt.

Më herët Resmie Hyska 82 vjeçe, ndërroi jetë pasi furgoni ku udhëtonte si pasagjere drejt Korçës, u përplas me një trajler në Qafë Thanë.

Donika Miftari 63 vjeçe dhe Albana Goskova 44 vjeçe, mbetën të plagosura.

Ato u dërguan me urgjencë në Spitalin e Librazhdit, ku burime mjekësore thanë se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në të dy aksidentet, sipas policisë shkak është bërë lagështia në rrugë pasi rajonet juglindore janë përfshire nga reshjet e shiut.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/korce-trajleri-perplas-benzin-nje-i-vdekur

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended