RTV Ora - Përplasen tre automjete në Elbasan: Kater të vdekur dhe dy të plagosur
  • 5 years ago
#rtvora

Katër persona humbën jetën ndërsa dy të tjerë u plagosën në një aksident të trefishtë në aksin Elbasan-Peqin të ndodhur rreth orës 15:00.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Papër kur janë përplasur 3 makina. Njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanal.

"Më datë 23.09.2019, në aksin rrugor Elbasan- Papër, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur tre automjete, mjeti me drejtues shtetasin G.K, mjeti me drejtues shtetasin O.Sh dhe mjeti me drejtues shtetasin E.R. Për pasojë katër shtetas të cilët ishin pasagjerë në mjetin që drejtohej nga shtetasi G.K, kanë humbur jetën. Ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore" njofton policia.

Një nga personat ka mbetur i bllokuar në makinë dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë.

"Është dashur ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse që të nxirret nga makina. Një ndër viktimat është një vajzë 25 vjeçe. Nuk dihet sa persona kanë qenë gjithësej në tre makinat e përfshira në aksident. Aksidenti ka bllokuar për disa minuta dhe qarkullimin e mjeteve në njërin sens të rrugës" informon gazetarja e RTV Ora Edisona Skenderi.

Ne vendngjarje ndodhet policia dhe zjarrfikesit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/perplasen-3-automjete-ne-elbasan-5-te-plagosur

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended