Report Tv-Aksident në Përrenjas, përplasen dy automjete, 3 të plagosur
  • 5 years ago
Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Përrenjasit, ku dy automjete janë përplasur më njëri-tjetrin dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona, njëri prej tyre fëmijë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit Toyota Yaris, Amares Zharri 37 vjec ka qenë duke udhëtuar së bashku me djalin e tij 4 vjeçar, kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mjet tjetër, që drejtohej nga Dejvis Islami.

Burime për Report Tv tregojnë se të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Librazhdit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen në gjëndje të rëndë për jetën, ndërsa fëmija është jashtë rrezikut.

Ende nuk dihet , po policia po punon për të mësuar për të zbuluar rrethanat e aksidentit .
Recommended