Ora News - Dita e Verës u dedikohet fëmijëve, ja aktivitetet që do të zhvillohen me 17 mars

  • 5 years ago
#oranews
Bashkia e Tiranës ka shtyrë festimet për Ditën e Verës më 17 mars. Vendimi sipas kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj vjen pasi më 14 mars parashikohet të jetë mot i ftohtë dhe me shi, i papërshtatshëm për mbi 50 aktivitetet e përgatitura për këtë ditë feste.

Për këtë vendim, sipas Veliajt, është marrë edhe dakortësia e 80% të qytetarëve, të cilët kanë votuar në një sondazh në rrjetet sociale.

Veliaj: ?Falë 10 mijë votave të qytetarëve kemi vendosur që Ditën e Verës ta festojmë në ditë me diell dhe jo me shi. Në fund të ditës, festojmë jo për qejf të kalendarit, por për qejf të njerëzve. Meqë shumica e njerëzve duan që të mos lagen dhe fëmijët ta gëzojnë Ditën e Verës për t?u argëtuar në Tiranë, ku do të ketë rreth 50 aktivitete, me mbi 80% të votave qytetarët vendosën se duan ta festojnë të dielën, sidomos edhe ata që janë në punë private dhe ndoshta të enjten nuk kanë mundësi?.

Festimet do të nisin në orën 9:00 në mëngjes me Panairin e Gjelbërt, ku nxënësit e disa shkollave në Tiranë do të sjellin punimet e tyre me temë mejdisin. Më pas fëmijët do të mbjellin 300 fidanë lulesh.

Paralelisht, në zona të ndryshme të sheshit "Skënderbej" do të jetë edhe këndi i pediatrit, këndi i gatimit, si dhe këndi i pikturës.

Në aktivitetet e Ditës së Verës nuk do të mungojë as panairi i sipërmarrjes dhe ai i librit, aktivitete të cilat janë në funksion të fëmijëve që do të jenë në shesh gjatë ditës së dielë.

Sheshi "Skënderbej" do të pushtohet edhe nga gjurmët tradicionale, dhe nga materialet promovuese per turizmin.

Ndërkohë bulevardi "Dëshmorët e Kombit" do të funskionojë si një zonë për lojërat e dikurshme të rrugës.

Në sheshin "Nënë Tereza" do të nisë me show-n me motora në orën 12, ndërsa në orën 14 do të ketë një koncert me këngëtarët më në zë.

Edhe në Liqenin Artificial do të ketë koncerte, panaire dhe kampionate të ndryshme, për të gjithë qytetarët që do të festojnë ditën e verës në kryeqytet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dita-e-veres-u-dedikohej-femijeve-ja-aktivitetet-qe-do-te-zhvillohen-me-17-mars

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended