Dita e Veres pa makina

  • 5 years ago
Me rastin e festimeve për Ditën e Verës, Bashkia e Tiranës ka organizuar më shumë se 50 aktivitete, lojëra, dhe muzikë në zona të ndryshme të kryeqytetit. Që kjo ditë të jetë një festë e madhe për të gjithë, Bashkia e Tiranës ka vendosur që 17 Marsin ta shpallë edhe Ditë pa Makina, duke e kthyer Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? në pedonale.

Për mbarëvajtjen e aktiviteteve, Bashkia e Tiranës dhe Policia e Shtetit kanë marrë një plan masash për organizimin e aktiviteteve, ku tregohet se si do të devijohet qarkullimi i mjeteve këtë të diel.

Ditën e diel, më 17 Mars, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? nga ora 08:00 deri në orën 17:00. Gjithashtu, do të ndalohet qarkullimi në sheshin ?Nënë Tereza? nga data 16.03.2019 ora 19:00 deri në datën 18.03.2019 ora 00:00, si dhe në rrugën "Pjetër Bogdani" dhe "Brigada e VIII", segmenti i rrugës midis "Vaso Pashës" dhe "Ibrahim Rugovës" në datë nga ora 08:00 deri orën 04:00 datës 18 Mars.

Për automjetet e emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, qarkullimi do të bëhet në rrugët: "Ibrahim Rugova", ?Vaso Pasha? dhe ?Papa Gjon Pali II?, në Unazën e Vogël të qytetit.

Ndërkaq, qarkullimi i mjeteve të transportit urban të qytetit do të devijohet si më poshtë:

Linja e Unazës do të devijohet në Urën e rrugës ?Sami Frashëri? me urën e rrugës ?Elbasanit".

Linja ?Tirana e Re" do të devijohet në rrugën ?Sami Frashëri".

Linja Kinostudio-Kombinat do të devijohet tek Sheshi "Medresesë" si dhe përballë kishës Ortodokse në rrugën e ?Kavajës"./tvklan.al