Teatri Kombetar mbyll sezonin artistik (12 Qershor 2000)
  • 4 years ago
Teatri Kombëtar ka mbyllur sezonin artistik për t'a rihapur atë në Shtator. Drejtori i Teatrit Xhevdet Ferri përpara gazetarëve ka bërë sot bilancin për të mirat dhe për të këqijat që kishte ky sezon. Përveç punës së mirë ku janë realizuar 5 vepra, Teatrit i mbetet akoma shumë për të bërë. Në mjaft mungesa që ndihen, kryesore janë ato të rikonstruksioneve ku salla dhe godina të teatrit janë në një gjendje tejet të amortizuar.
Por drejtorin Ferri ajo që e shqetëson më tepër është një menaxhim i saktë gjë që me çeljen e sezonit të ri do të ketë ndryshime. Sezonin e ri Teatri kombëtar pret të realizojë dy shfaqjet e para ku njëra është e Pirandelos dhe tjetra e Manit. Fondi i këtyre dy shfaqjeve është 4 milion lekë të reja ku deri tani Teatri Kombëtar ka në dorë vetëm 60 %. Ndërkohë që priten mjaft projekte të reja ndërkombëtare për të cilën është hapur dhe një konkurs.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended