"Al Pazar" mbyll sezonin, show i madh i humorit rikthehet në tetor - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Show me i madh i humorit ?Al Pazar? uli mbrëmjen e djeshme siparin e sezonit me një megashow ku si gjithmonë nuk munguan te qeshurat, humori dhe batutat.Një maratone e gjate programore, e cila shkoi përtej transmetimit te zakonshëm ishte gjithçka e përgatitur nga  Agron Llakaj dhe stafi i ?Al Pazar? ne respekt te audiencës qe e mbështeti, ndoqi dhe duartrokiti përgjatë gjithë sezonit, duke u bere bashkudhëtari i tij me besnik.Ne vitin e 7-te ne ekranin e Vizion Plus, ?Al Pazar? ka qene dhe mbetet show me i ndjekur i humorit te se shtunës. Humori pikant, batutat e gjetura, situatat komike ju kane shoqëruar përgjatë gjithë sezonit duke iu përcjellë duke iu sjellë një tjetër realitet ne trajtën satiro-komike. Çdo te shtune mbrëma keni lënë pas hallet dhe problemet e ditës, e keni qeshur e jeni argëtuar ne teatrin e madh te humorit.?Al Pazar? do te vijojë t?ju shoqërojë edhe ne vazhdim deri ne fund te muajit Korrik, me përmbledhjet e pjesëve me te zgjedhura te sezonit, për tu rikthyer serish ne muajin Tetor me më shume te qeshura e humor çdo te shtune mbrëma ne ekranin e Vizion Plus.Deri atëherë stafi i ?Al Pazar? ju uron një vere te këndshme e te qete.
Recommended