Teatri i Kukullave mbyll sezonin me shfaqje në 10 fshatra, Sulstarova: Na duhen më shumë hapësira
  • 5 years ago
Fatjon Sulstarova, drejtori i Qendrës Kombëtare për Fëmijë edhe Teatrit të Kukullave rrëfen eksperiencën e artistëve pranë fëmijëve në dhjetë fshatra të Shqipërisë. Ai na tregon se për herë të parë këta fëmijë kanë shijuar magjinë e kukullave, duke u argëtuar me lojën e artistëve. Prandaj, ai mendon se duhet bërë më shumë për edukimin e tyre nga të gjitha institucionet e kulturës në vend

?Ishte një eksperiencë mjaft e mirë. Unë doja që fillimin e komandimit tim të detyrës sime të bënim diçka të re. Edhe këtë e nisëm me turet në fshatra. Dua që të them se fëmijët e fshatit sot kanë shumë nevojë për jetën artistike edhe kulturore. Prandaj mendoj se të gjitha institucionet duhet që ta ndërmarrin këtë iniciativë për edukimin e tyre. Ky tur veror kësaj here u shtri në dhjetë fshatra. E nisëm në fshatin Zogaj, vazhduam në katund të vjetër. Në Linë të Pogradecit, në Lazarat etj. Asnjë punë nuk mund të bëhet vetë, kjo donte një staf të mirë, që unë e kisha. Vështirësia ishte thjesht në organizimin e aktivitetit më mësuesit edhe fëmijët. Aktivitetet u zhvilluan paradite, sipas edhe kërkesës së fëmijëve?, shprehet drejtori i Teatrit të Kukullave, Fatjon Sulstarova.

Ky projekt do të përsëritet sërish edhe në muajit e dimrit apo gjatë festave të ndryshme. ?Krahas teatrit fëmijët patën mundësi që të shihnin edhe një ekspozitë lëvizëse, që e kanë realizuar fëmijët e QKK-së, por edhe të pikturonin impresionet e tyre rreth fshatit të tyre. Krahas kësaj, fëmijëve iu dhuruan edhe libra. Fëmijët kishin shumë nevojë për libra edhe për shfaqje. Për herë të parë ata panë teatër me kukulla. Ishin të habitur edhe shumë të emocionuar?, tha ai.
Recommended