Teatri Kombetar çel sezonin e ri artistik - (27 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

?Armiku i Popullit? nga Ibsen, do të jetë drama që do të hap sezonin e ri artistik në Teatrin Kombëtar. Meqenëse, kjo është shfaqe e cilësuar si shumë e suksesshme në sezonin e kaluar, do të jetë po ajo që do të ngjitet e para në skenë për këtë sezon të ri. Kështu ka shpjeguar zoti Xhevdet Ferri, drejtor i Teatrit Kombëtar në një konferencë për shtyp.

Zoti Ferri ka theksuar ftesën që ai u bënë të gjithë kandidatëve të forcave të ndryshme politike, që kandidojnë për bashkinë dhe minibashkitë e Tiranës. Kjo shfaqe qëndron shumë afër realitetit shqiptarë, shpjegoi zoti Ferri dhe të gjithë mund të gjejnë diçka nga vetja e tyre në këtë dramë. Ka elementë që vijnë në mënyrë ideale pranë atmosferës së zgjedhjeve në vendin tonë.

Më pas do të jenë tre vepra të tjera që do të vihen nga trupa e Teatrit Kombëtar. Në datën 13, 14 dhe 15 Tetor, do të jetë shfaqja nga Luigi Pirandelo, ?Njeriu, kafsha dhe virtyti?, më pas do të vijë një vepër e shkruar nga Dhimitër Anagnosti ?Nata e trokitjeve në xhama?, me regji të vetë autorit dhe në fund nga Dorfman, ?Vajzat dhe vdekja?, me regji nga Kiço Londo./tvklan.al

Gazetare ? Fjodora Fjora



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended