Aeronautika shqiptare mbyll sezonin e fluturimit (24 korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Mitingu kombëtar i fluturimit të lirë "Albania 2000", organizuar nga aeronautika shqiptare, u çel para dy ditësh në Korçë. Përballë ekipit tonë konkuronin 60 pilotë të ardhur nga Franca, Italia, Belgjika, Suedia, Sllovenia, Spanja, Gjermania, Libani dhe Skocia. Fluturimet e para u kryen dje nga vargmali i Moravës.
Janë zhvilluar hedhje të lira me parashutë dhe delta plane. Nga ekipi jonë kanë fluturuar dje 10 aeronautistë, midis të cilëve 3 vajza. Sot është zhvilluar dhe mbyllja e sezonit të kësaj veprimtarie e cila është cilësuar si më e mira deri tani në Ballkan. Ky miting u mbështet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve ku mori pjesë dhe vetë ministri Rama./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended