Mali i Zi mbyll kufijte me Shqiperine (24 korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Mbyllet kufiri mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Forcat e ushtrisë jugosllave kanë ndaluar sot lëvizjen e Shqiptarëve drejt tokave malazeze nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Hani i Hotit- Godaj. Këtij zhvillimi i ka paraprirë një incident i rëndë në liqenin e Shkodrës. Të shtunën në mëngjes rojet kufitare jugosllave kanë qëlluar mbi një patrullë të policisë së Malit të Zi. Të shtënat dolën nga një motovedetë e ushtrisë kundës anijes së policisë në zonën kufitare të liqenit. Ky është incidenti i parë i këtij lloji në këtë zonë.
Tensionet politike mes Beogradit dhe Podgoricës, reflektohen ndërmjet ushtrisë jugosllave, besnike e Millosheviçit dhe pjesës malazeze, besnike e Presidentit Xhuvanoviç. Ushtria jugosllave ka urdhëruar sot të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në territorin malazez të rikthehen brenda datës 28 korrik në Shqipëri. Ndërkohë që qytetarët malazez nuk janë penguar të hyjnë në vendin tonë.
Drejtori i shtypit në Ministrinë tonë të Jashtme Sokol Gjoka, për këtë ngjarje deklaroi:
"Pikërisht ky është problemi sepse siç e dini marrëdhëniet diplomatike së Shqipërisë dhe RFJ-së janë ndërprerë në mënyrë të njëanshme nga ana e RFJ-së dhe qytetarët shqiptarë nuk kanë mundësi marrje vize dhe për këtë arsye u bë një kompesim në bashkëpunim me qeverinë malazeze që qytetarët shqiptarë të pajiseshin me vizë nga qeveria malazeze, gjë që ishte kompetencë e tyre. Siç shihet autoritetet e Beogradit kërkojnë ende të mbajnë ndezur tensionin në Ballkan dhe në këtë kuadër ka ngritur së fundmi këtë lloj veprimi ndaj qytetarëve shqiptarë."
Pas urdhrit të sotëm të ushtrisë jugosllave, mijëra shqiptarë do të duhen të kthehen në Shqipëri duke anuluar pushimet ose udhëtimet e planifikuara në këtë republikë./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended