Mali i Zi mbyll kufirin me Shqiperine |Lajme-News
  • 4 years ago
Autoritetet malazeze vendosën këtë të shtunë për ri-mbylljen e kufirit tokësor me Shqipërinë për shkak të përkeqësimit të situatës me Covid ? 19. Lajmi u bë i ditur nga Ministria jonë e Punëve të Jashtme ku sqarohet se vendimi i vendit fqinj u bazua tek numri aktiv i të të infektuarve, që në Shqipëri e kalon limitin prej 700 personash.
Nga mesnata e te shtunës, në territorin e Malit të Zi lejohet hyrja transit vetëm për ata shtetas që do të paraqesin në kufi dokumentin e testit të bërë brenda 48 orëve, ku rezultojnë negativë.
Po ashtu nga ky kufizim përjashtohen udhëtarët që janë personel shëndetësor, diplomatët, ushtarakët, personat që kryejnë transportin e mallrave dhe ata që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare.
Autoritetet malazeze vendosën të rishikojnë listën e vendeve që mund të futen në territorin e tyre, pas dyshimeve se virusi u importua sërish nga jashtë, ndërkohë prej 30 ditësh shënonin 0 raste.
Ky regjim i ri është i vlefshëm deri në një vendim të dytë nga Njësia Operacionale e Krizës në Mal të Zi dhe vlen gjithashtu për shtetasit nga Kosova, Bosnja, Italia, Izraeli, Turqia, Polonia, Rumania dhe Ukrahina.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended