Ora News - Mali i Zi ‘mbyll traun’ në Muriqan: Nuk kalohet pa 200 euro garanci

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pala malazeze në doganën e Muriqanit vijon kthimet e qytetarëve që nuk kanë garanci në euro. Për personat e kthyer, kryesisht punëtorë sezonalë, mënyra e sjelljes së doganierëve të Malit të Zi ishte irrituese dhe aspak njerëzore. Ata kërkojnë ndërhyrjen e shtetit shqiptar për të normalizuar situatën.
Nuk ka qenë një ditë si gjithë të tjerat kjo e premte për Martin Bërthamzën, i cili u bllokua nga policia kufitare e Malit të Zi, ndërsa po tentonte të kalonte drejt shtetit fqinj ku prej disa vitesh ka arritur të gjejë punë të ndryshme, kryesisht në mirëmbajtje.
Me biçikletën e tij ai nuk arriti të shkojë drejt vendit të punës, ku çdo ditë ka arritur të sigurojë 20 deri në 25 euro, me të cilat mban 8 pjestarët e familjes.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/mali-i-zi-mbyll-traun-ne-muriqan-nuk-kalohet-pa-200-euro-garanci/

Recommended