Mali i Zi i bashkohet “MiniShengenit”, Gjukanoviç: Nuk zëvendëson anëtarësimin në BE

  • 4 years ago
Mali i Zi është shteti i radhës i Ballkanit që i bashkohet ?MiniShengenit?. Në takimin e zhvilluar sot në Tiranë është diskutuar mundësia që Podgorica të jetë vendi i radhës ku do të zhvillohet takimi, pas atyre në Nish dhe Ohër.


Në konferencën e përbashkët të liderve, Milo Gjukanoviç, presidenti i Malit të Zi, theksoi se kjo nismë nuk ka të bëjë me idenë e ndonjë ?bashkimi ballkanik? që zëvendëson anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

?Nuk besoj se pjesëmarrja e të gjithëve në dialog përbën idenë e një ?bashkimi ballkanik? për të zëvendësuar BE-në. Nëse do të përbënte një ide të tillë, ne të do të thonim ?JO?, preferojmë BE-në dhe nuk jemi të gatshëm të ndryshojmë objektivin strategjik. Kohët e fundit kemi deklaruar se jemi kundër për të ndryshuar rregullat e lojës tani, sepse rregullat janë përcaktuar në Selanik, në 2003-shin?, tha Gjukanoviç.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MiniShengenit#Gjukanoviç#TopChannel

Recommended