Gjukanoviç: Nuk i kontestojme zgjedhjet, shkojme ne opozite |Lajme-News

  • 4 years ago
Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç hedh poshtë mundësinë e mosnjohjes së zgjedhjeve parlamentare të së dielës, ku blloku pro-serb u rendit forcë e dytë politike duke forcuar ndjeshëm pozitat krahasuar me 4 vite më parë. Duke folur për televizionin shtetëror austriak, Gjykanoviç thotë se partia e tij është e gatshme të dalë edhe në opozitë, nëse qeveria e re formohet nga opozita aktuale.
?Do të shohim nëse koalicioni tri-palësh që ka 41 vota, arrin marrëveshje të përbashkët për politike dhe programore për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi. Ne do ta pranojmë rezultatin sido që të jetë. Kemi qenë për një kohë të gjatë në pushtet dhe jemi partia më e fuqishme e momentit dhe do të vazhdojmë të bëjmë një opozitë të fortë?, është shprehur presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç .
Ndërsa Dritan Abazoviç, partneri kyç i koalicionit opozitar me pro-serbët që pritet të formojë qeverinë e re sqaron në një intervistë për Dojçe Velen në serbisht se kusht i panegocjueshëm për përfshirjen në koalicione është krijimi i një qeverie ekspertësh dhe pa asnjë politikan.
?Ne nuk bëhemi palë me Gjukanoviçin, sepse i kemi dedikuar gjithë karrierën tonë politike luftës me regjimin e tij. Nga ana tjetër, qëllimi nuk është partneriteti me pro-serbët. Kërkuam formimin e një qeverie me ekspertë dhe kolegët e opozitës pranuan. Aty nuk do të ketë politikanë, e as ndryshim të kursit europian të Malit të Zi?, është shprehur drejtuesi i partisë ?Ura?, Dritan Abazoviç.
Abazoviç thotë se partia e tij do të jetë garante e ruajtjes së barazisë etnike dhe respektimit të minoriteteve në vend.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/