Jozefina Topalli jep alarmin per drejtësine shqiptare - (18 Korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, ka hedhur sot alarmin për gjendjen e drejtësisë shqiptare. Sipas saj dorëheqjet e fundit e dy prokurorëve, Ariston Puka për çështjen ?Gina? dhe Agim Çekrezi për çështjen ?Sonila?, tregojnë se mafia shqiptare dhe rajonale po vepron kudo.

Jozefina Topalli, Nënkryetare e PD:- ?Realisht jemi në një moment, ku shteti, ligji dhe drejtësia është eklipsuar nga mafia. Në qoftë se nuk do të ndërhyjmë në mënyrë urgjente, përfundimisht Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të njohin më ligjet dhe drejtësinë, por do jenë vetëm në dorën e mafies shqiptare dhe asaj rajonale. Kjo të bënë të mendosh ose jemi përball një situate ku shteti nuk ekziston, ose është e vërteta e dytë, e cila është akoma më e hidhur, ku vetë shteti është i implikuar në trafiqe dhe në banda të caktuar?.

Topalli ka kërkuar sot ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve shtetërore për të shmangur kaosin në drejtësinë shqiptare./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended