Prokuroria e Durresit jep pretencen per Gaxhain - (11 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Gazmend Brraka ose i njohur ndryshe Gaxhai dhe Viktor Ymeri, të dënohen me burgim të përjetshëm. Kjo ishte kërkesa e prokurorit Kosta Basha në seancën e sotme, që parashikonte leximin e pretencës nga ana e tij. Kjo seancë u zhvillua edhe pse mungonte avokati mbrojtës i Gazmend Brrakës, Mark Pëllumbi.

Për këtë si dhe për sjelljen me forcë të pandehurit Viktor Ymeri, në Gjykatën e Durrësit, reagoi avokati Ali Meta, duke akuzuar trupin gjykues për shkelje të ligjit. Prokurori Kosta Basha, bëri një përmbledhje të shkurtër të asaj që ndodhi pasditen e 28 Qershorit të vitit të kaluar.

Në vendin e quajtur dyqani i Dylit, është gjuajtur me breshëri armësh në drejtime të ndryshme. Si pasojë e kësaj kanë mbetur të vrarë në vend Arben Baja dhe Ilir Xhunga. Më pas të pandehurit së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë janë ndjekur nga forcat e grupit të gatshëm. Siç pohoj disa herë prokurori Basha ka qenë meritë e qytetarëve durrsakë, që me telefonatat e tyre kanë drejtuar forcat e rendit në apartamentin e Kujtim Ajazit, ku dhe u gjetën dy të pandehurit.

Në bazë të dëshmive dhe provave materiale në ngarkim, prokurori Kosta Basha kërkoi shpalljen fajtor dhe dënimin me burgim të përjetshëm të dy të pandehurve, për veprën penale të vrasjes me paramendim në rrethana rënduese, si dhe dhunim banese dhe armëmbajtje pa leje. Tani u mbetet avokatëve për mbrojtjen përfundimtare nëse në seancën e datës 19 Korrik ata do të mund të paraqesin argumentet e veta./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended