Nderpriten germimet ne amfiteatrin e Durrësit - (30 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Javën e kaluar trupat e AFOR-it filluan të gërmojnë në amfiteatrin e Durrësit, për të ndihmuar arkeologët shqiptarë. Gërmimet nisën sipas një marrëveshje të bashkisë së qytetit me komandën e këtyre forcave, por pardje punimet u ndërprenë. Bëhet e ditur se drejtuesit e Muzeut Arkeologjik, i kanë dërguar një letër pushtetit vendor, ku thonë, se gjatë gërmimeve janë dëmtuar shtresat arkeologjike.

Dje në një konferencë shtypi arkeologia Lida Miraj, rrëzon pretendimin se janë dëmtuar shtresat arkeologjike. Sipas saj, gjatë nëntë ditësh gërmime, janë hequr 2500 metra kub dhe, në një thellësi dy metra e gjysmë, ndërkohë duhen thelluar dhe 3.5 metra të tjera gërmim, pastaj i vjen radha arkeologëve.

Punimet e zhvilluara nga AFOR-i do t?i kursenin miliona lekë shtetit dhe do të bëheshin me mjete që tek ne mungojnë. Nga ana tjetër mësohet se drejtuesit e trupave të AFOR-it, kanë shprehur gatishmërinë që të vazhdojnë punimet, në rast se do të zgjidhet mosmarrëveshja./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended