Policia e Durrësit, arritjet në luftën kundër krimit të organizuar - (13 Korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Lufta kundër krimit të organizuar është synimi kryesor i policisë së Durrësit. Drejtori i Policisë së Prefekturës Durrës, kolonel Albert Pilo tha, se janë arritur rezultate të dukshme në luftën kundër krimit, duke i dhënë një drejtim më të kualifikuar luftës ndaj trafiqeve apo falsifikuesve. Janë bllokuar 16 kilogram heroinë, 4 kilogram kokainë, 22 ton cigare kontrabandë, që fshiheshin apo transportoheshin nëpër anije, të gatshme për të kaluar Adriatikun.

Gjithashtu sipas Drejtorit të Policisë së Durrësit, në bashkëpunim dhe me Guardia di Finanza, janë sekuestruar 76 skafe dhe gomone. Për kolonel Pilon, një sukses është edhe shkatërrimi i rrjeteve të prostitucionit, kapja e disa dhjetra vajzave nga lindja, kontigjent i prostitucionit në Itali, ku sipas tij vështirësi hasen në riatdhesimin e këtyre vajzave./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended