Nenshkruhet marreveshja trepaleshe ne Korfuz kunder krimit te organizuar - (11 Tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Ministrat e Rendit të Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë, janë takuar në Korfuz, për të nënshkruar një marrëveshje trepalëshe për luftën e përbashkët kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar. Në bisedime ministri grek Krisoidis dhe ai italian Bianco, kanë përshëndetur homologun shqiptar Poçi për punën profesionale të policisë shqiptare në sigurimin e procesit zgjedhor të 1 Tetorit.

Sipas ministrit Poçi, pas kalimit me sukses të provës së zgjedhjeve lokale, policia shqiptare në fund të muajit Tetor, do të ndërmarrë një aksion të gjerë, kundër trafiqeve me goditje frontale kudo në vend. Në deklaratën e nënshkruar nga tre ministrat, mbështetje e një projekti, paraqitur nga Ministria shqiptare e Rendit, për hapjen e një qendre ndërkombëtare të luftës kundër krimit të organizuar në qytetin e Vlorës./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended