Takim me ministrin holandez, Meta: Bashkëpunim më i ngushtë, në luftën kundër krimit të organizuar
  • 5 years ago
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takim ministrin holandez Stef Blok, ku inkurajoi një bashkëpunim më të ngushtë mes agjencive ligjzbatuese të dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar. Ai u shpreh se nuk duhet lejuar penalizimi i shqiptarëve të ndershëm që punojnë dhe jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian.

Teksa vlerësoi thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Holandës, veçanërisht ndihmën e kësaj të fundit në fushën e sundimit të ligjit dhe rritjen e investimeve holandeze në vendin tonë, kreu i shtetit theksoi se projekti më strategjik i Shqipërisë është integrimi europian, e për këtë, kërkohet përgjegjësi maksimale.

Integrimi europian është projekti më strategjik i Shqipërisë, duke shpresuar që qershori i ardhshëm të shënojë çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Kur mbeten dhe pak deri në vendimmarrjen e Këshillit Europian, përparimi me shpejtësi, vendosmëri dhe rezultate bindëse në reformat kyçe, veçanërisht të lidhura me sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, kërkohet angazhim dhe përgjegjshmëri maksimale të të gjitha institucioneve të vendit.

Ilir Meta, President i Republikës
Teksa u ndal tek zhvillimet në rajon, Meta theksoi se mbështet plotësisht çdo proces që i kontribuohet paqes, sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal në frymën europiane të bashkëjetesës, sikundër ishte dhe ratifikimi në parlamentin maqedonas i Marrëveshjes së Prespës.
Recommended