Lleshaj: Operacioni italo-shqiptar i dha goditje shumë të fortë krimit të organizuar - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se operacioni italo-shqiptar, finalizimi i të cilit çoi në pranga 37 persona, goditi shumë fort krimin e organizuar.Përmes një postimi në ?Facebook?, Lleshaj tha se operacioni shënoi edhe marrëdhënien e re të nisur mes SPAK dhe Policisë së Shtetit.?Operacioni i përbashkët italo-shqiptar dha sot një goditje shumë të fortë kundër krimit të organizuar në të dy brigjet e Adriatikut. Në të njëjtën kohë, operacioni provon fuqinë e pafundme kundër të keqes kur institucionet punojnë bashkë si në rrafshin kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar. Kjo goditje ishte një test i rëndësishëm për marrëdhënien e re të SPAK me Policinë e Shtetit. Sot SPAK, Policia e Shtetit dhe autoritetet italiane meritojnë urimet më të mira për suksesin, i cili me siguri do të thellohet më tej në të ardhmen e shpejtë ????.?Gjatë operacionit u sekuestruan në total një sasi rekord droge, 3.5 tonë, mes të cilave kanabis, kokaine, heroine. Droga kapte vlerën 40 milionë euro.
Recommended