Meteori godet Australine - (11 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Australia ka shpëtuar për mrekulli nga një katastrofë me përmasa të mëdha. Ashtu si në filmat fantastiko-shkencor të Hollivudit, një meteor ka goditur këtë kontinent, por fati ka dashur që ai të binte në një zonë të pabanuar. Shumë njerëz e panë meteorin që ndriçonte nëpër qiell, në rrugën për në Kuinsland. Trupi qiellor fluturonte me një shpejtësi 20 km/sec.

Kur meteori ka prekur tokën zhurma e tij është ndierë në një rreze prej 100 km. Sipas specialistëve diametri i gurit të rënë nga qielli ishte rreth 1 metër. E gjithë rruga e tij ishte e ndriçuar, ndërsa në çastin e rënies shpërthimi i tij krijoi një dritë të fuqishme./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/