Plagoset Ramush Haradinaj (7 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Ramush Haradinaj ka qenë përsëri në qendër të vëmendjes. Sërish incident në lidhje me njëshin e partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai është plagosur në orët e mbrëmshme në një incident në Pejë. Burime të KFOR-it ende nuk bëjnë sqarime për rrethanat e incidentit, por burime të pakonfirmuara sqarojnë se makina në të cilin po ecte Haradinaj është sulmuar nga një mjet shpërthyes duke e plagosur atë.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Haradinaj kërkoi ndihmë mjekësore. Menjëherë KFOR-i vuri në dispozicion një helikopter duke bërë të mundur transportin e Haradinaj për në spitalin e kampit ushtarak "Bonstil". Në orën 14:30 të pasdites së sotme Haradinaj ka mbërritur në spital dhe në orën 16:00 mjekët amerikanë kanë raportuar se mjekimi i tij vazhdonte dhe se gjendja e tij është quajtuar jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/