Rivarrosen 3 gjeneralet e larte te ushtrise shqiptare (29 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Është zhvilluar sot ceremonia funebër për tre gjeneralë të lartë të ushtrisë shqiptare Beqir Balluku, Ildo Çako dhe Petrit Dume. Pas 26 vitesh nga ekzekutimi i tyre vetëm sot familjarët kanë mundur të përcjellin me nderimet e duhura të afërmit e tyre për në banesën e fundit. Miq, familjarë, ushtarakë dhe të njohur të Ballukut, Çakos dhe Dumes kanë bërë homzhet e tyre në shtëpinë qendrore të ushtrisë.
Për tre ish ushtarakët e lartë shqiptar, mori pjesë në ceremoni dhe Ministri i Mbrojtjes Ilir Gjoni. Në fjalën e nderimit, Gjeneral Aleks Andoni, ka përmendur atributet e tre ushtarakëve që gjatë kohës së luftës antifashiste e deri në vitet '70.
Tre dekadat e fundit nuk kanë mundur të zbehin meritat e këtyre tre heronjve në fushat ushtarake dhe politike, tha ai. Më pas ata janë përcjellë për në varrezat e Sharrës ku do të kenë një varr me emër. Ish ushtarakët janë përcjellë me breshëri automatike./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended