Forcat e Armatosura Shqiptare me sistem te ri gradash (7 korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Forcat e Armatosura Shqiptare do të kalojnë në sistemin e ri të gradave për oficerët e policisë dhe ata të ushtrisë. Periudha e riorganizimit të gradave do të zgjasë jo më shumë se 3 vjet. Në forcat e policisë, gradat agjent jepet pas përfundimit të kursit të formimit në Institutin e Policisë, ndërsa grada nëninspektor jepet mejëherë pas përfundimit të Akademisë së Lartë së Policisë.
Gradat madhore përcaktohen nga komisarët me dekret të Presidentit në bazë të propozimeve të kryeministrit dhe ministrit të Rendit Publik. Konkurimet për fitimin e gradave zhvillohen çdo vit nga komisionet e gradimeve. Ndërkohë për projektligjin për gradat në ushtri përcaktohen llojet e gradave për 3 forcat duke filluar nga ushtari i shërbimit të detyrueshëm me pagesë dhe ai rezervist, për nënoficerin dhe oficerin aktiv dhe rezervist.
Është hequr grada e kapitenit të parë dhe janë shtuar tre grada për nënoficerin dhe dy grada për ushtarin. Në projektligj përcaktohet marrja në kontratë e shtetasve civilë që duan të shërbejnë në forcat e armatosura si oficerë, nënoficerë dhe nënkolonelë civilë. Hierarkia ushtarake sipas vlerësimit monetar sipas gradave, shkon nga 300 mijë lekë të vjetra për nëntogerët deri në rreth 1 milion lekë të vjetra për gjeneralët./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended