Greqi mbyllet fushata elektorale - (8 Prill 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Në takimin elektoral të mbajtur dje në Greqi nga kryeministri Kostas Simitis dhe kryetari i PASOK përfundoi edhe fushata elektorale që korespondon me zgjedhjet parlamentare dhe nga ana tjetër me 50 vjetorin e zgjedhjeve të lira e demokratike në Greqi. Ditën e nesërme nëntë milion qytetarë helene do të votojnë për të zgjedhur prlamentin e ri dhe qeverinë e re.

Sipas parashikimeve të specialistëve është tepër e vështirë të përcaktohet se cila prej dy partive kryesore që janë hedhur në këtë fushatë elektorale PASOK dhe Nea Demokracia, do të fitoj në këto zgjedhje të reja. Interes të madh këto zgjedhje paraqesin edhe për shqipërinë duke ditur që në greqi punojnë dhe jetojnë rreth 500 mijë e më tepër shqiptar. Në fakt partia e Karamanlis e ka akuzuar PASOK se shfrytëzon elementin shqiptar për të fituar në këto votime./tvklan.al