Greqi arrestohet Lefter Cenaj - (17 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Lefter Cenaj ish-bossi i piramidës ?Cenaj Company? është arrestuar nga policia greke në Athinë. Po sot prokuroria shqiptare e përgjithshme i ka kërkuar drejtësisë greke ekstradimin e të shumë kërkuarit nga interpoli shqiptar, vlonjatin Lefter Cenaj. Sipas prokurorisë akuzat për Cenaj janë vjedhje më anë të mashtrimit në shuma të mëdha në bashkëpunim.

Borxhi që Cenaj i detyrohet 20 mijë kreditorëve të saj është 40 milion dollarë. ?Cenaj Company? është një ndër katër firmat piramidale që lindi dhe kulmin e saj e pati në qytetin e Vlorës. Madje dhe në Vlorë ?Cenaj Company? pati dhe një konflikt për pronësinë e një hoteli shumkatësh në qendër të qytetit me pronarët e truallit dhe me disa firma të tjera.

Aktualisht Lefter Cenaj pasi është prangosur në kryeqytetin helenë mbahet i burgosur në burgun e Janinës, por edhe pas kërkesës së sotme të prokurorisë shqiptare për ekstradim kjo e fundit duket pak e vështirë. Lefter Cenaj përveç akuzave shqiptare për aktivitetin pyramidal, kërkohet dhe akuzohet nga derejtësia greke. Hetuesit grek e akuzojnë Cenaj se në bashkëpunim me shtetasen greke Eleni Barbera, ka kryer veprimtari kriminale si trafik droge dhe pastrim parash.

Sipas drejtësisë greke Cenak lekët e marra në shqipëri i përdorte për aktivitet të paligjshëm në Greqi. Ndaj pasi të vlerësohen akuzat do të vendoset edhe ekstradimi i Cenaj. Megjithatë burime nga prokuroria jonë nëse Cenaj i nënshtrohet gjykimit në greqi, pas mbarimit të tij atje ai do ekstradohet në shqipëri. Arrestimi i Cenaj vjen pas arrestimit të tre të tjerëve të firmave piramidale Alimucaj, Leka dhe Kadria. Ndërkohë që pronari i "Silvas" është arrestuar e liruar në Gjermani./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

Recommended