Report TV - Vdekja e shqiptarit në burgun e Francës/Nëna: Ma kanë mbyt djalin

  • 4 years ago
"Djalin ma kanë mbytur dhe haber s'na kanë sjellë. S;kemi marrë asnjë lloj lajmi. Djali im nuk është varur, por e kanë mbytur. Është me shenja dhe e ka verifikuar motra e vet dhe e ka gjetur të shtypur dhe të vrarë. Lajmin e kemi marrë vesh shumë vonë, kur na ka lajmëruar shoku i vet që ka hëngër bukë me të. Kishte një vit, ka shkuar në Francë për një jetë më të mirë. Dyshohet se kishte djeg makinat, e kanë arrestuat kur po fliste me vëllanë e vet. S'është e vërtetë që ka vrarë veten, kishte 6 muaj në burg. nuk ka pasur asnjë lloj shqetësimi. Javën e kaluar ka folur me vëllanë. Kërkoj të drejtën e djalit tim, i lutem ministrit dhe kryeministrit që nëse kanë fëmijë të dera të ma sjellin djalin në shtëpi. Të bëjnë çmos se djalin ma kanë myt. E kanë bërë me zor me firmos vajzën, por s'ka pranuar. E kanë nxi, e kanë dërrmuar. nuk është e vërtetë që djali im është vrarë. Ka shenja dhune. I lutem shumë që të ma sjellin djalin te shtëpia", shprehet ajo.

Recommended