Report TV - Rrëfimi i rrallë i Maks Velos për djalin, burgun në Spaç dhe vuajtjet e familjes!
  • 4 years ago
Dua të fshihem nga/ DITËLINDJA/ Diku të isha/ midis xhunglës së ditëve/pa një ditë të caktuar fillimi...?.

Maks Velo u nda nga jeta në 7 maj, por për njerëz si ai, vdekja nuk është kapitulli i fundit. Në 31 gusht do të shënonte 85-vjetorin, por një sëmundje e rëndë në gjak, bëri që ditët e fundit t?i kalonte në Qendrën Spitalore ?Nënë Tereza?. Vetmia, e shoqëroi deri në përcjelljen e fundit, ku prej pandemisë, të shumtë qenë miqtë që s?mundën t?i gjendeshin pranë. Poliedriku që la shenjë të pashlyeshme në arkitekturë, pikturë, skulpturë, publicistikë, do t?i mungojë kryeqytetit, vendit. Do të na mungojë të gjithëve zëri kritik i Mkas Velos, që thyente heshtjen tonë, duke mbrojtur interesant e përbashkëta.

?Detyra jonë bëhet nëse ti punon. Unë tërë jetën jam munduar të bëj detyrën time. Do të vdesë i qetë, sepse kam bërë detyrën?, rrëfen Maks Velo për ?ReporTV? në korrik të 2018-s, pasi botoi librin me dosjen të Sigurimit të Shtetit.

Guximi, e vërteta, fryma moderniste, u bënë bekim në veprën e tij, duke e shndërruar në të pakohë, e ?mallkim? në jetën personale, prej sistemit të egër të diktaturës, që i trembej së bukurës në art. 

?Në fakt, nuk bëja ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Për shembull, një herë bleva një pallto amerikane bezhë me xhep edhe rrip, tek valuta. Ajo ishte normale, por problemi është se si e konceptonin këtë. Sot nuk ka asgjë që të më rëndojë mua, që të kërkojë falje. Nuk kam bërë asgjë kundër normave njerëzore edhe evropiane?, vijon Velo.
Recommended