I penduar, i kërkon falje familjes që i vrau djalin, gjykata lë burg djalin e ish-drejtorit t'burgut

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg pa afat Arbër Koten, shoferi i një autobusi fasonerie që qëlloi me thikë duke lënë të vdekur furnizuesin e një marketi Idajet Dulla 33-vjeç, pas sherrit për zënien e rrugës.

Masa e sigurisë për të pandehurin, djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kote, u mor nga gjyqtari Rexhep Bekteshi, ndërsa prokuror i çështjes ishte Bledar Bregu.

Ndaj tij rëndojnë dy akuza, vrasje dhe mbajtje e armëve të ftohta.

Avokati i Kotes, Aleksandër Ndreaj, në emër të prindërve të Arbrit deklaroi se i kërkojne falje familjes së Idajet Dullës.

Edhe i pandehuri në gjyq ka deklaruar se ndjehej fajtor dhe se ishte i penduar. Njëkohësisht i kërkonte falje familjes së viktimës.

Ngjarja e rëndë që tronditi Durrësin u regjistrua pasditen e të shtunës (19 shtator).

Idajet Dulla është gjetur i vrarë pasi ishte qëlluar me thikë në zemër nga Arbër Kote, djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kote. Ai punonte si shofer i një urbani që transportonte punonjës të një fasonerie në zonë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vrau-34-vjecarin-pas-sherrit-per-rrugen-lihet-ne-burg-djali-i-ish-drejtorit-te-burgut/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended