Report TV -Ekskluzive/ Rrëfimi i rrallë i babait të violinistit, Tedi Papavrami

  • 5 years ago
E ëmbla tokë e mëmëdheut, sa do të kishte dashur që këto vite t?i kalonte pranë saj, duke luajtur në violinë, siç veç ai di, e duke parë të fryjnë erëra të mira për vendasit e tij. Të mbaronin një herë e mirë vuajtjet, e rrënjët e diktaturës që i rëndojnë edhe sot mbi krye e të shkuleshin njëherë e përgjithmonë. Robert Papavrami nga Franca ka udhëtuar drejt Tiranës e nga shtëpitë e tij, tanimë i mbetet veç Liceu Artistik ?Jordan Misja? për ta vizituar. Mjeshtri i violinës ekskluzivisht për ?Report tv? tregon se vitet e para në Francë për të kanë qenë më shumë se të vështira. Aq sa ndjenja e fajit për faktin se nuk u rikthye më në Shqipëri në vitin 1985, pas lejes që Enver Hoxha i kishte dhënë të birit Tedi Papavramit për të studiuar jashtë, në disa momente mposht mbi dëshirën për të jetuar.

Recommended