Report TV -Nevila Nika: Vula e Fermanit të Manastirit të Kamenës është shumë e rrallë

  • 5 years ago
Vula e fermanit të Manastirit të Kamenës ka humbur. Të paktën ky është denoncimi, që është bërë në datë 10 maj në Prokurorinë e Tiranës, nga drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido. Por, cilat janë vlerat historike të kësaj vule? Çfarë përfaqëson ajo? Ish-drejtoresha e Arkivit, studiuesja edhe historiania Nevila Nika, për ?ReportTV? shpjegon rëndësinë e fondit arkivor të Manastirit të Kamenës në Arkivin e Shtetit.

?U hartua një katalog në formë libri, skedarë, edhe nëpërmjet gjithë kësaj pasurie të jashtëzakonshme, që kishte mundur të shpëtonte nga natyra, luftërat edhe dora e njeriut, që është edhe më shkatërrimtarja e të gjithave, bën pjesë edhe një fond arkivor që është Manastiri i Kamenës. Ky manastir ka pasur një rëndësi të dorës së parë në atë zonë, ku ka ushtruar veprimtarinë e vet, kemi mundur që të kemi diçka në dorë nga arkivi i atij manastiri. Arkivat e komuniteteve fetare janë ato që janë fillimet e arkivit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera. Më vonë do të vijnë arkivat noteriale edhe të institucioneve. Nuk kemi fillimet e arkivit katolik, se kanë humbur për shkak të humbjes që kanë ndodhur, veçmas në vitin 1967?, shprehet studiuesja edhe historiania Nevila Nika.

Por çfarë gjendet tjetër në gjirin e këtij arkivi, në Manastirin e Kamenës?

?Mesa mbaj mend unë katër dokumente të tillë në pergamenë, (lëkurë e punuar me shumë mjeshtëri mbi të cilën shkruhej). Dy prej tyre kanë pasur, kur kanë hyrë në Arkiv nga një vulë me material plumbi. Njëra prej tyre është më e madhe, tjetra më e vogël?, thotë më tej Nika, e cila aktualisht punon, si rektore në ?UET?.

Recommended