Report TV - EKSKLUZIVE/ Rrëfimi i oficerit italian: Me Dritan Zaganin nuk bashkëpunuam zyrtarisht
  • 5 years ago
Në disa numra resht gazeta ?Shqiptarja.com? ka botuar pjesë nga dokumentat gjyqësore të gjyqit të Dritan Zaganit, ish-oficerit të policisë që u bë i famshëm për denoncimet ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri Teksa ishte në masën e sigurisë ?arrest shtëpie? pasi ndiqej penalisht nga prokuroria. Zagani u dënua me 4.6 vite burgim është nga gjykata e Fierit në nëntor 2018. ?Shqiptarja.com? ka qënë ndër të parat media që raportoi dënimin e ish-oficerit të policisë, ndërsa nga numri i së premtes e në vazhdim gazeta ka hedhur dritë mbi dokumenta gjyqësore, dëshmi të personazheve shqiptare dhe italiane, që janë dhënë në gjyqin kundër të Dritan Zaganit.DESHMIA E PLOTE E OFICERIT ITALIAN

?Si u njoha me Dritan Zaganin?
Seksioni i Gjyqtarëve për hetimet paraprake dhe seancat paraprake, në gjykatën e Bolognas-Itali ka vendosur të veprohet me pyetjen e dëshmitarit Alessandro Giuliani, në rendin e marrëdhënieve me Dritan Zaganin, duke vendosur zhvillimin e seancës së dëgjimit më datë 13 shtator 2017,në orën 12:30, pranë Gjykatës së Bologna-s, në Via Farini, Piano Ammezzato, Stanza 4.65. Dëshmitari Alessandro Giulianni, mbi pyetjet e dërguara nga palët dhe gjykata është përgjigjur shprehimisht se: ??Njoh Dritan Zaganin, i cili është një drejtues i Policisë Shqiptare, të cilin e kam njohur kur isha në shërbim në Vlorë, nga Nëntori 2010 deri më 2012. Unë isha pjesë e personelit të Guardia di Finanza, me shërbim në Shqipëri. Guaudia di Finanza përdorte rojet e veta në Shqipëri. Zagani ishte një polic. Nga 2013 jam kthyer në shërbim në Itali, pranë Guardia di Finanza. Detyra ime më lejon të kem marrëdhënie, pa kufizime territoriale, me çdo anëtar të forcave të policisë, edhe sepse ishte një mision me marrëdhënie miqësore me Shqipërinë. Në Shqipëri isha i ngarkuar nga bërthama e policisë të ndihmoja policinë shqiptare në aktivitetet e ndryshme si antidroga, imigracion klandestin, etj dhe për 10 ditë isha komandant i atij misioni. Në 2013 kam mbaruar impenjimin tim zyrtar në Shqipëri, por kam mbetur në marrëdhënie personale me Dritan Zaganin, me të cilin kishim edhe shkëmbin informacioni të karakterit të përgjithshëm. Zakonisht shkëmbimet ndërmjet nesh të cilat lidheshin me hetimet, ishin vetëm pasojë e aktiviteteve të mëparshme. Shkëmbimet ishin të tipit informative, për shembull pyesja mënyrën e veprimit ose sidoqoftë informacione me karakter të përgjithshëm?.
Recommended