Ekskluzive/ Flet spiuni i ish-oficerit Dritan Zaganit: Ai na futi në varr
  • 5 years ago
Teksa ishte në masën e sigurisë ?arrest shtëpie? pasi ndiqej penalisht nga prokuroria, Dritan Zagani gati katër vite më parë vendosi të largohej fshehtas nga Shqipëria,duke kërkuar azil politik në Zvicër. Pikërisht nga Gjeneva, e Zvicrës, Zagani ish-shefi i sektorit të antidrogës në Fier filloi të flasë dhe denoncojë me emra konkretë zyrtarë të policisë së Fierit dhe Vlorës si të lidhur me krimin, duke akuzuar drejtpërdrejt ministrin e Brendshëm të kohës Saimir Tahiri, si të lidhur me grupin e Habilajve. Zagani në atë periudhë u cilësua hero nga opozita aktuale e vendit, ndërsa maxhoranca e cilësoi si një tradhtar të uniformës së policisë së Shtetit.Sot Zagani gëzon statusin e azilantit politik në Zvicër, ndërkohë herë pas here sulmon maxhorancën dhe bëhet protagonist i debateve televizive.
Recommended