Ekskluzive/ Flet për Report TV djali i ish-truprojës së Berishës: Si na rrahën në protestë

  • 5 years ago
Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, Erion Çela djali i Ymer Çelës, të dy të plagosur në protestën e mbrëmshme të opozitës joparlamentare, thotë se të dy janë qëlluar me shufra hekuri që ai thotë se ishte një patericë. Nga ambientet e spitalit të Traumës ku ai po merr mjekim, në një intervistë për gazetaren Doris Sollaku, Erion Çela thotë se babai i tij është Ymer Çela, truprojë ndër vite deri në 1998-ën. Ai thotë se sulmi nga persona nga të panjohur për ta u bë në mënyrë të qëllimshme, pasi siç ai tregon, në mesin e turmës përballë piramidës, këta persona njohën babain e tij, e thirrën në emër, dhe nisën t'i sulmojnë fillimisht me grushte e shkelma, dhe më tej me një patericë.

"Kemi shkuar duke u zënë dhe duke u rrahur, as vet nuk e di se nuk mbaj mend gjë tjetër. Në fillim jam goditur me grushte dhe shkelma, pastaj më ka ardhur një patericë turinjve, se nga doli ajo patericë nuk e di, kujtonin se ishte policia. Në vend ta hante drurin policia e hëngra unë. Lajmëruam ambulancën dhe erdha me ambulancë. Ngjarja ndodhi fillimisht tek piceria përballë piramidës, nga aty kemi shkuar deri tek "Dajti". Filluan duke sharë babain tim, ky është Ymer Çela - thanë. Unë jam demokrat, babën e kam pasur bodyguard me Berishën dikur deri në 1998-ën, na kanë poshtëruar këta që janë në pushtet dhe po na poshtërojnë dita ditës", tha Erion Çela për Report Tv.

Recommended