Report TV - Mbërrin në Shqipëri ish-bodigardi i Berishës Izet Haxhia

  • 6 years ago
Ekstradohet në Shqipëri Izet Haxhia. Ish-bodigardi i Sali Berishës mbërriti nga Stambolli në Rinas me një avion të ?Turkish Airlines? rreth orës 20:10 minuta. Pas mbërritjes në aeroport, ai u shoqërua nga Rinasi për në paraburgimin e 313 me eskortën me dy makina të blinduara të Drejtorisë së Burgjeve, ndërsa brenda 48 orëve ai do të dalë para gjykatës për t'u njohur me dënimin prej 25 vitesh, si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit.

Recommended